Shi në shumë akse rrugore, mjegull në Demir Kapi

­ Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Shi bie në Gostivar, në Strazhë, Mavrovë, Ohër, Strugë, Resnje, Krushevë, Kërçovë, Bukovë, Presekë dhe Zhelezec. Mjegull me dukshmëri deri në 100 metra ka në aksin rrugor Demir Kapi ­ Udovë.

LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Gostivar ­ Mavrovë, Demir Kapi ­ Udovë, Koçan ­ Dellçevë, Vinicë ­ Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button