fbpx

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni, kryesisht do të jetë me mjegulla, megjithatë temperaturat relativisht do të jenë të ngrohta, pasi që ende vendi ynë është nën ndikimin jugperëndimor. Niveli i mjegullave gjatë ditës do të rritet, ndërkaq në pjesën perëndimore të vendit pritet që të ketë kushte për reshje të shiut, njofton Portalb.

Temperaturat do të bien në orët e mbrëmjes, nga e cila do të krijohen edhe kushte për reshje të dëborës në vendet më të larta malore. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri më 5 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 14 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm. Gjatë paradites do të ketë vranësira edhe pse temperaturat e mëngjesit do t’u ngjajnë atyre të ditëve të kaluara. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat do  të arrijnë deri më 10 gradë celsius gjatë ditës. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close