Stupcat: Liberalizimi bëhet, po ku të shkojmë me 150 euro rrogë

‘Stupcat’, po vazhdojnë që përmes satirës të portretizojnë në mënyrë perfekte problemet me të cilat përballet vendi ynë.

Pasi ngjallën në ditët e para të 2016-tës debat nacional për çështjen e uzurpimeve të pronave në kryeqytet, ata po vazhdojnë të shtjellojnë në rrjete sociale çështje të ndryshme.

Një ndër më aktualet, pa dyshim është tema e liberalizimit të vizave. Por, në shoqëri, pothuajse askush nuk po e mendon faktin se për udhëtimin e lirë në Europë duhen para.

Në një foto nga Gjermania, Vedati ka paraqitur dialogun mes dy personazheve, Fukës e Misinit.

I pari e pyet babanë se kur po bëhet liberalizimi, ndërsa i dyti i përgjigjet se ai do bëhet pa qare, po ku shkohet me 150 euro rrogë.

Ky postim ka ngjallur shumë të qeshura mes komentuesve në rrjete sociale, transmeton Prive.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button