Obama: Retorikat kundër muslimanëve në SHBA të patolerueshme

Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili viziton për herë të parë një xhami në vendin e tij u shpreh se retorikat kundër muslimanëve në vendin e tij nuk mund të jenë asnjëherë të tolerueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Obama duke vënë në dukje se që nga formimi i SHBA-së e deri tani muslimanët kanë qenë në detyra si në polici, shërbimet inteligjente dhe në ushtri si dhe ato kanë treguar përpjekje për të mbajtur të sigurtë SHBA-në, ka theksuar se muslimanët kanë luftuar për lirinë e vendit.

– “Shumica e personave që ka vrarë DAESH-i janë muslimanë të pafajshëm”-

Presidenti Obama gjithashtu ka deklaruar se DAESH-i nuk mbron muslimanët dhe ka theksuar më tej se shumica e personave që organziata terroriste ka vrarë janë meshkujt, gratë dhe fëmijët e pafajshëm muslimanë.

– “Islami e ndalon terrorizmin”-

Duke vënë në dukje se Islami është një fe që ndalon terrorizmin Obama tha se: “Islami, ka një traditë e cila duhet të respektohet kundër të tjerave”.

– “Ju jeni muslimanë dhe amerikanë”-

Obama në vizitën e tij duke iu drejtuar të rinjve u shpreh se: “Ju nuk jeni muslimanë ose amerikanë, por ju jeni muslimanë dhe amerikanë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button