Franca rrezikon miliarda euro nëse braktis Shengenin

Anulimi i marrëveshjes Shengen në një afat më të gjatë kohorë do t’i kushtojë ekonomisë franceze humbje prej 10 miliardë eurove në vit, thonë nga një organizata “Think Tank” që ka lidhje me qeverinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse vendoset një pezullim i përhershëm i sistemit të Shengenit, kostoja ekonomike do të jetë shumë e lartë” thuhet në raportin e France Strategie.

“Tregtia mes vendeve të Eurozonës mund të jetë më e ulët me 10 përqind, ndërsa kjo për Prodhimin e Brendshëm Bruto të Francës mund të rezultojë me humbje në vlerë prej 10 miliardë euro në vit” thuhet në raport.

Raporti në fjalë ka dalë me një konstatim se humbja në nivel të zonës 26 shtatëshe Shengen, mund të shkojë mbi 100 miliardë dollarë.

Marrëveshja në fjalë gjatë pesë viteve të fundit i është nënshtruar një presioni të shtuar që ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së një numri të madh të refugjatëve në Evropë, lëvizja më e madhe e njerëzve pas Luftës së Dytë Botërore.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka njoftuar se gjatë vitit 2015, në BE kanë arritur mbi 1.1 milionë refugjatë dhe migrantë. Pjesa dërmuese e tyre arrijnë në Greqi, para se të marrin rrugën për në Gjermani apo ndonjë shtet tjetër të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button