Publikohen pamjet e para të Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge (FOTO)

Kanë mbetur vetëm pak javë nga publikimi i gjeneratës së shtatë të telefonave inteligjentë të Samsung-ut.

Gjiganti korean do të prezantojë gjatë Kongresit Botëror të Telefonave dy modele të reja të Galaxy S7, njëri me ekran të sheshtë dhe tjetri me ekran të lakuar.

Llogaria e famshme në Twitter, @evleaks, ka publikuar pamjet zyrtare të Galaxy S7 dhe S7 edge. Siç edhe mund të shihni nga fotot, dizajni i Galaxy S7 nuk është edhe aq i ndryshëm me atë të Galaxy S6.

Deri tani janë zbuluar pothuajse të gjitha veçoritë e Galay S7. Telefoni thuhet se do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 820 me 4GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ekrani do të jetë me rezolucion 2560 x 1140 Quad HD, ndërsa kamerat do të jenë 12 dhe 5 megapikselë.

Sa i përket softuerit, thuhet se Galaxy S7 do të ketë ekran të ndjeshëm ndaj presionit të shtypjes, ngjashëm me teknologjinë 3D Touch të Apple-it. Telefoni do të operojë gjithashtu me sistemin operativ Android 6.01 Marshmellow, shkruan Krokodili.al

Evan Blass, njeriu pas llogarisë së famshme në Twitter ‘@evleaks’, ka zbuluar gjithashtu se telefoni do të hidhet në treg më 11 mars. Duhet të theksojmë se këto të dhëna nuk janë konfirmuar ende nga kompania, prandaj mund të rezultojnë të mos jenë të sakta. Gjithsesi, për një gjë jemi të sigurt, me gjithë këtë jehonë që po i bëhet Galaxy S7, suksesin do ta ketë të garantuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button