Tranguj tradhtar dhe patriotik nga Maqedonia në Evropë
Arsim Zekolli, kolumnë – “ Qëlloe se kush na vjen për darkë?”, Utrinski Vesnik
Gjenerata e re në foshnjëri do të duhet ta ndërtojë vokabularin e ri etik të liberalizmit, të asaj që Xhoni Tad i thotë “ social-demokracia e frikës”, nga e cila të të dridhen manipulatorët dhe lakmitarët, e jo qytetarët e rëndomtë.
Daut Dauti, kolumnë – “Shqiptarët, faktor edhe me 17 përqind!”, Dnevnik
Marrëveshja kornizë nuk i krijoi as Shqiptarët e as të drejtat e tyre, vetëm se i formoi në mënyrë të gabueshme. Se a duhet ose nuk duhet të pyeten Shqiptarët gjatë zgjidhjes së çështjeve kyqe, është dilemë e panevojshme.
Erol Rizaov, kolumnë –“ Kujdes, rrezik për jetën!!!”, Utrinski Vesnik
Derisa hulumtuesit profesional dhe të zellshëm të mediumeve i ndajnë trangujt në patriotik dhe tradhtar, duhet pranuar se alarmi nga Zagrebi dhe Parisi është me të vërtetë i arsyetuar.
Gjorgji Misajlovski, kolumnë – “Teoremë papagalli”, Utrinski Vesnik
Jemi në defanzivë dhe cajtnot diplomatik rreth emrit, ndërsa duhet bërë hapi, përndryshe flamuri bie. Është vonë për kompromis të kuptimtë.
Zhana P.Bozhinovska, koment – “Agjenda 2014 mbeti vetëm shaka greke”, Dnevnik
Agjenda 2014 me muaj qëndronte në programin e kryesisë greke dhe si pjesë e zgjerimit ishte një nga prioritetet, e që e fitoi mbështetjen e tërë BE-së.
Petrit Saraqini, kolumnë – “Pash njëqind vetëtimat dhe brirët e drerëve!”, Sloboden Peçat
Shërimi nga pasojat nuk mundet të ketë ndonjë efekt derisa pjesa më e madhe e rrahjeve nuk ka epilog policor dhe gjyqësor.
Biljana Vankovska, kolumnë – “ Jo-ja Shqiptare”, Nova Makedonija
Kur njerëz të maskuar me shkop bejsbolli bllokojnë autobusë dhe rrahin, aty nuk ka asgjë spontane dhe incidentale, ose tipike për përleshje rinie, qoftë edhe në bazë etnike.