Trysni “speciale” për prokuroren speciale Janeva

Kriza politike e krijuar pas publikimit të a.q. bombave të opozitës rezultoi me Marrëveshjen e Përzhinos. Marrëveshje kjo që dakordoi katër partitë më të mëdha në vend; BDI, PDSH, VMRO-DPMNE dhe LSDM, që të krijojnë hapësirë për reforma të reja juridiko-politike në vend, shkruan Portalb.mk.

Për formimin e një Prokurorie speciale publike u dakorduan që të katër partitë në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos me rekomandim të faktorit ndërkombëtarë, në krye të saj u zgjodh prokurorja Katica Janeva.

Lëndë interesi për prokuroren Janeva parashihen të jenë të gjitha materialet lidhur me aferën e përgjimeve(bombat e opozitës), rastet e dyshuara si montime politike (Monstra, Neshkovski, Lagja e Trimave-Kumanovë), vjedhjet e votave, e kështu me radhë, shkruan Portalb.mk.

Çdo fjalë nga “bombat” do të jetë lëndë për analizë”, pat thënë prokurorja special Janeva. Ajo gjithashtu së fundi ka dëshmuar se edhe rastet “Monstra”, “Kumanova”, “Neshkovski”… janë në proces të rishikimit dhe është zotuar kur të kenë informacione konkrete do t’i zbulojnë për opinionin.

Edhe pse me nisi punën me “aminin” e pushtetit dhe opozitës, prokurorja Janeva herë pas here po has në obstruksione të ndryshme gjatë punës së saj. Në fillim kontestohej numri i ekipit të cilin e kërkonte ajo, pastaj buxheti e saj, kurse tani janë ngre kallëzime penale në adresë të bashkëpunëtorëve të saj.

Sipas njohësit të çështjeve juridike, profesorit universitar Osman Kadriu pushteti në çdo mënyrë tenton ta pengojë punën e prokurores speciale Janeva, shkruan Portalb.mk.

“Këshilli i prokurorëve vazhdon ta thirr atë në bisedë për ta vërtetuar se prokurorja special punon apo nuk punon me ligj. Jam i mendimet se edhe kallëzimet e fundit penale janë në të njëjtën linjë, në të njëjtin konotacion që në çdo mënyrë bëhet presion ndaj saj, se nuk është në nivel të detyrës, nuk është në nivel të kompetencës. E gjithë kjo që të krijohet, një lloj frike, pasigurie te prokurorja speciale”, tha për Portalb Kadriu.

Kadriu është i mendimit se Janeva është vonuar me aktakuzat e para, e cila do të duhet të dilte shumë më herët, por kishte zvarritje në formimin e ekipit të saj.

“Është mirë që para se të fillojë fushata parazgjedhore të dihet numri i të akuzuarve, me emra dhe vepra konkrete, të dalin në sipërfaqe. Që të mos ketë mundësi që persona të tillë të gjenden në lista zgjedhore”, porositi Kadriu./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button