Mihria, një mama krenare dhe e lumtur për djalin

Dikur ishte i vogël e këndonte në festivalet e fëmijëve në Prishtinë, por sot është bërë një burrë dhe djalë që prindërit e tij të famshëm krenohen me të.

Ky është Plator Abazi, fëmija i vetëm i çiftit të njohur të show-bizit kosovar Naim Abazi dhe Mihrie Braha. Djali i tyre sapo ka festuar ditëlindjen dhe nëna këtë gëzim e shpreh kështu në rrjetin e saj social: “Urime ditëlindjen biri ynë! Zoti të bekoftë në rrugën tënde drejt ardhmërisë. Ti je realisht motivi ynë jetësor. Mami dhe babi”.

Platori është student në Universitetin Amerikan në Prishtinë, ndërsa vitin e kaluar tentoi të sillte një duet me nënën e tij, por vetëm për t’u reklamuar paksa në formë hobi. Megjithëse nuk duket në skenën e programit të Naimit, ai është një ndihmës i madh pas kuintash.

Lajme të ngjashme

Back to top button