Nxënësit apelojnë për paqe

Një grup nxënësish të komuniteteve të ndryshme ka apeluar për paqe dhe harmoni ndëretnike, pas incidenteve të fundit mes nxënësve maqedonas dhe shqiptarë. 

Nxënësit që kanë bërë këtë apel kanë publikuar edhe një fotografi ku shfaqen bashkërisht, me flamujt e secilit komunitetit pas tyre. 

Në mesazhin e nxënësve thuhet:  “Incidente ka pasur përherë, por jo në këto përmasa. Është dikush që u hedh benzinë tensioneve, dikush të cilit u konvenon kjo situatë. Megjithatë, dëmin e pësojnë nxënësit, prindërit e shqetësuar dhe populli – ata që në fakt janë më pak fajtorët për gjithçka po ndodh”.

Lajme të ngjashme

Back to top button