Hudhra, më e mirë se sa antibiotikët

Hudhra është antibiotik natyral, që shkatërron një numër të madh bakteresh. Përdoret shumë në mjekësinë popullore për shërimin e disa sëmundjeve.

Sipas studimeve të ndryshme që janë zhvilluar është zbuluar se konsumimi i hudhrës me stomakun bosh parandalon dhe trajton shumë sëmundje. Hudhra nëstomakun bosh bëhet më e fuqishme, sepse bakteret janë të ekspozuara dhe e kanë të pamundur të rezistojnë.

Hudhra përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, silikon, acid sulfurik dhe fosforik, vitamica C,D,B dhe vajra të domosdoshme. Ajo përmban më shumë se 400 përbërës mineral të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe antioksidues, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike.

Kujdes, pasi jo çdo njeri reagon njësoj kundrejt ushqimeve të caktuara, në çdo rast edhe për ushqimet natyrale duheni të konsultoheni me mjekun, sidomos nëse keni ndonjë sëmundje kronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button