Janë gjetur këpucë të kontranabanduara në një depo në Vizbeg

Gjatë kontrollit të kryer të depove në afërsi të fshatit Vizbeg policia ka gjetur 17.750 palë këpucë të kontrabanduara. Ministria e Punëve të Brendshme informon se në bashkëpunim me Drejtorinë Doganore do të konfirmohet nëse këpucët e konfiskuara janë origjinale ose të falsifikuara dhe kush qëndron pas importit të tyre në Republikën e Maqedonisë, përkatësisht nëse janë destinuar për shitje në vend ose për eksport të mëtutjeshëm.

Rasti, ashtu siç theksoi MPB-ja, është zbuluar prej se patrulla e njësisë mobile “Alfa” e ka ndalur automobilin në rrugën e cila çon nga fshati Vizbeg drejt Shuto Orizares, gjatë kontrollit të automjetit alfat kanë vërejtur disa kuti me këpucë të cilat me siguri janë ndërruar si mostra, menjëherë pastaj janë mobilizuar edhe nëpunës të tjerë policorë nga reparti i krimit ekonomik, ndërsa është njoftuar edhe drejtoria doganore pas së cilës është kryer kontroll në depot prej ku janë marrë kutitë.

“Nga kontrolli i kryer është konfirmuar se bëhet fjalë për rreth 7.000 palë atlete adidas, 7.000 palë atlete naik, sasi më të mëdha të atleteve armani xhins, KAT, konvers, reebok, timberland”. qëndron në kumtesë.

Depoja, sipas kumtesës, ka qenë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa në vitin 2001 i kanë shfrytëzuar anëtarët e njësisë speciale “Luanët”, pas së cilës është udhëhequr procedure për denacionalizim. Depot janë vendosur në afërsi të rrugës Shkup-Prishtinë, në fshatin Vizbeg, njëzet kilometra nga kufiri me Kosovën.

Hetimet e para të doganës, ashtu siç është theksuar, janë se malli nuk është deklaruar, vlera e tij arrin disa dhjetëra mijë euro, ndërsa çmimi me pakicë arrin edhe mbi gjysmë milion euro. Sipas vlerësimeve të para nga tatimi i fshehur shteti është dëmtuar për rreth 15 milionë denarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button