Komuna e Strugës: Mos u merrni me fushatë, por filloni procedurat për sallën e Llabunishtës!

“Komuna e Strugës sqaron opinion publik se në Komunën e Strugës nga Ministria e Arsimit nuk ka ardhur asnjë dokument për marrëveshje dypalëshe, ndonëse, vetëm para pak ditësh një Qeveri e tërë zbarkoi në fshatin Llabunishtë e me ç‘rast  premtuan, proklamuan se  do të fillojë ndërtimi i sallës së sportit”, reagon Komuna e Strugës, njofton Portalb.

Nga Komuna e Strugës, shtojnë se ia kanë drejtuar me shkrim posaçërisht për këtë çështje.

“Përkundër këtij rasti, në projektin qeveritar 145- salla shkollore, Struga megjithëse në rang republikan përbën 3 % të popullatës dhe duhej t’i takonin minimalisht 4 salla shkollore , ajo përfiton vetëm një të tillë. Salla që do të ndërtohet sipas këtij projekti, megjithëse Struga është një qytet multikulturor, multinacional, multilinguistik dhe multireligjioz do të ndërtohet në shkollën ‘’ Josip Broz Tito’’, shkollë një etnike maqedonase. Pra , në këtë rast, komuna ka pranuar dokumente, përkatësisht akt-marrëveshje për detyrimet e palëve ministri-komunë, ndërsa për Llabunishtën nuk kemi pranuar asnjë dokument”, thuhet në reagimin e Komunës së Strugës.

Nga atje shtojnë se Komuna e Strugës, përkatësisht kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje dypalëshe me Ministrinë e Arsimit sa i përket sallave sportive shkollore (në këtë rast vetëm 1 të shkollës Josi Broz Tito), pa u mbaruar puna administrative ligjore me sallën e Llabunishtës, e cila sipas tyre, që prej vitit 2011 ‘’ndërtohet’’ vit pas viti sipas premtimeve të qeverisë VMRO-BDI.

Përndryshe, ditë më parë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, vizitoi shkollën fillore “Murat Llabënishti”, në fshatin Llabënisht, Komuna e Strugës. Ai premtoi se është në rrjedhë rekonstruimi i objektit, me çrast sipas tij, do të ndërrohen dritaret e vjetra me të reja.

Lexo: Abdilaqim Ademi në Llabënishtë, premton përmisimin e kushteve të shkollave

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button