Ahmeti i bindur se zgjedhjet do të jenë fer, nëse partitë nuk i pengojnë institucionet

Sot në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka realizuar takim pune me ministrin shtetëror në MJP-në gjermane Michael Roth dhe ambasadoren gjermane Christine Althauser.

Ahmeti shprehu bindjen që zgjedhjet do të jenë të besueshme, fer, demokratike dhe në përputhje me pritjet e komunitetit ndërkombëtar, por partitë politike duhet që të mos e pengojnë punën e institucioneve përgjegjëse për zbatim të zgjedhjeve.

Ahmeti dhe  Roth diskutuan gjithashtu edhe rreth çështjeve që mbeten për t’u zbatuar nga Marrëveshja e Përzhinos, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si dhe për integrimin Euroatlantik dhe çështjen emrit.

Në lidhje me çështjen e emrit, Ahmeti theksoi nevojën për ndihmë ndërkombëtare në tejkalim të çështjes që po mban peng integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button