Vjedhja në postën e Ohrit është kryer me armë të rrejshme

Gjithsej 16 mijë denarë janë marrë mbrëmë nga ekspoziturat e Postave të Maqedonisë në Ohër, ndërsa vjedhja është bërë me armë të rrejshme.

Kështu informoi policia e Ohrit duke informuar se vjedhja ka ndodhur rreth orës 17:45.

Sipas policisë, deri më tani person i panjohur me maskë në fytyrë ka hyrë në ekspoziturë dhe duke u kërcënuar me armë ka armë paratë nga punëtorët.

Në dalje kalimtar të rastit janë munduar ta ndalojnë por hajduti ka arritur të largohet por ndërkohë i ka rënë arma, ku më pas policia ka vërtetuar se ka qenë e rrejshme.

Policia po kërkon kryerësin dhe bën përpjekje për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button