Blatter e kërkon, Ronaldo e refuzon

Ka kaluar thuajse një muaj nga “show” i famshëm që presidenti i FIFA-s dhuroi në Universitetin e Oksfordit, ku veç simpatisë e dashurisë publike për Leo Messin, u shfaq duke imituar me humor Cristiano Ronaldon.

Reagimet ishin të menjëhershme, Ronaldo ia dha përgjigjen në Twitter, por edhe në fushë ku ironizoi Sepp Blatter, i cili tha në atë kohë se portugezi sillet si komandant.

Gjatë kësaj kohe, siç raportojnë mediat në Spanjë, Blatter ka tentuar vazhdimisht të ketë kontakt me Ronaldon për t’i kërkuar falje drejtpërdrejtë yllit të Realit të Madridit, por përgjigja që ka marrë prej tij ka qënë vetëm refuzimi.

Sipas gazetës “AS”, në pamundësi për të biseduar me Ronaldon këtë kohë, Blatter shpreson që disa fjalë t’ia thotë pak minuta para ceremonisë gala për Topin e Artë, që zhvillohet më 13 Janar në Zyrih.

Por edhe kjo ka pak shanse të ndodhë me luzitanin që ka dhënë sinjale se mund ta bojkojë ceremoninë. Veç imitimeve me gjeste nga ana e Blatter, Ronaldo nuk ka mundur të kapërdijë edhe diferencimin që është bërë në profilet e lojtarëve kandidatë për Topin e Artë.

Luzitani në skedën e tij krahasohet me argjentinasin e Barcelonës, ndërsa krejt ndryshe janë profilet e Messit dhe Ribery, të mbushura me elozhe e vlerësime për sezonin e tyre. Edhe risia me 5 kandidatë finalistë për Topin e Artë dhe jo me 3 si më parë, shikohet si një tentativë e FIFA-s për të eklipsuar mungesën e paralajmëruar të Cristianos në ceremoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button