Tetovë, filloi rrënimi i kioskave (Foto)

Më në fund u rrënua kioska e parë në vendin ku është paraparë të ndërtohet Teatri dhe Biblioteka e qytetit të Tetovës.

Portalb,  ishte në vendin e ngjarjes të hënën për t’i parë nga afër punët të cilët pritet të vazhdojnë ditët e ardhshme deri në rrënimin e të gjithë kioskave që janë rreth themelit të objektit në fjalë.

Kioska e rrënuar, 01.02.2016
Kioska e rrënuar, 01.02.2016

Lidhur me këtë ne sërish biseduam me drejtorin e Qendrës për Kulturë, Haki Fazliun.
“Kanë filluar të rrënohen kioskat. Ditët në vazhdim do të rrënohen të gjitha”, u shpreh shkurt Fazliu.

Ndërsa punët tjera pritet të fillojnë pas rrënimin të kioskave.

Kioska e rrënuar në vendin ku pritet të ndërtohet Teatri dhe Biblioteka e Tetovës 01.02.2016
Kioska e rrënuar në vendin ku pritet të ndërtohet Teatri dhe Biblioteka e Tetovës 01.02.2016

Ndryshe, themelet e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës janë hapur në nëntor të vitit 2014, ndërsa komplet projekti kushton 13 milion euro dhe pritet të përfundojë në vitin 2017.

LEXO: Ku mbetën punimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës?
LEXO: Ende nuk kanë nisur ndërtimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës
LEXO: Tetovë, kioskat ende mbajnë peng punimet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button