Kiracovski: Pa rregullativë mediale, zgjedhje nuk do të ketë

Mbi 846 milionë denarë para shtetërore, respektivisht 13 milionë euro Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit ia transferoi Sitelit, Kanal 5 dhe Televizionit Alfa, tha sot në konferencë për shtyp zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Aleksandar Kiracovski, ku publikoi edhe dokument për transfer të parave.

Kiracovski potencoi se Siteli ka marrë mbi 5 milionë euro, Kanal 5 mbi katër milionë, Alfa mbi katër milionë euro. Për periudhën e njëjtë prej tre viteve, tha Kiracovski, Alsat-M për reklama ia janë transferuar 200 mijë euro, TV Telma vetëm 160.000 euro, që është për 35 herë më pak se në krahasim me paratë e transferuara te tre televizionet nën kontroll të pushtetit, informoi Kiracovski.

“Është e qartë se këto tre televizione i masakrojnë dhe demonizojnë opozitën, opinionin demokratik në vend dhe secilin që tenton të mendojë ndryshe. Pse këto televizione 10 vite i gënjejnë qytetarët, në vend se ta kumtojnë të vërtetën. Për këtë shkak Gruevski nuk dëshiron të arrijë marrëveshje për media objektive”, tha Kiracovski dhe shtoi se pikërisht kjo është një ndër shkaqet se pse pa u siguruar kushte për raportim objektiv në media, nuk është i mundur proces i rregullt dhe korrekt parazgjedhor dhe proces zgjedhor.

Ai potencoi se pa rregullativë mediale, zgjedhje nuk do të ketë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button