Fondet për kulturën, botuesit: Shehapi diskriminon kulturën shqiptare

Botuesit shqiptarë akuzojnë Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi se po pengon përkrahjen e botuesve të vërtet të librit shqip në Maqedoni. Ata thonë në konkursin e fundit për mbështetjen financiare të botimeve të reja, nga gjithsej 70 tituj, u janë pranuar vetëm 10. Kryetari i Shoqatës së botuesve, Qamil Rufati akuzoi Shehapin për favorizimin e botuesve fiktiv shqiptarë të formuar vetëm pak ditë para shpalljes së konkursit, raporton Alsat M.

“Ne si SHBSH nuk e dimë për veprimtaritë tjera , por jemi të sigurt se në sferën e botimeve ai ka “eliminuar” disa jobotues për t’i zëvendësuar me disa jobotues të tjerë të rinj, që dy lidhje nuk i kanë me botimet, sepse janë shtypshkronja klasike, ose botues të atypëratyshëm, që janë themeluar dy ditë para përfundimit të konkursit. E pyesim publikisht sekretarin shtetëror, cili është interesi i tij, që të nëpërkëmbë botuesit e vërtet”, tha Qamil Rufati, kryetar i SHBSH-së.

Ndërkohë Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi akuzat e botuesve shqiptarë i quajti si të pabaza pasi të njëjtat sipas tij bëhen me qëllim që të diskreditohet emri i tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button