Kina, e gatshme të ndihmojë Filipinet

Kina thotë se është e gatshme të dërgojë ekipe shpëtimi dhe mjekësore në Filipine, për të ndihmuar të mbijetuarit e tajfunit shkatërrues.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hong Lei, ka thënë se Kina ka monitoruar kushtet në Filipine dhe se ekipet e emergjencës do të dërgohen në zonat e goditura më së rëndi.

Nuk ka ende informacione nëse Qeveria e Filipineve ka pranuar ofertën kineze.

Kina dhe Filipinet kanë mosmarrëveshje për disa ishuj në Detin e Kinës Jugore, të cilat pretendohen nga të dyja palët.

Tajfuni Haiyan ka goditur Filipinet më 8 nëntor, duke vrarë mbi 4,460 njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button