Aksident rrugor në Antalia, lëndohen 20 futbollistë

 Njëzet futbollistë janë lënduar në aksidentin e trafikut i cili ndodhi në Antalia të Turqisë gjatë përmbysjes së një autobusi në të cilin gjendej ekipi amator i klubit futbollistik Dolayaba, raporton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Antalia – Isparta kur shoferi i autobusit humbi kontrollin si pasojë e së cilës autobusi u përmbys në vendin Karaoz.Menjëherë pas aksidentit personat që iu kanë ardhur në ndihmë futbollistëve kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë nxjerrë jashtë futbollistët, 20 prej të cilëve janë dërguar në spitalin më të afërm për trajtim mjekësor.Shoferi i autobusit, Sami Keltioglu deklaroi për AA se shiu i rrëmbyeshëm dhe rruga e rrëshqitshme kanë qenë shkaktarët e aksidentit.

Ekipi amator ka qenë në përgatitjet dimërore në Antalia, në prag të fillimit të sezonit pranveror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button