Grabitje me maska, i zënë pritë automjetit, plagosin dy udhëtarët

Dy persona të maskuar kanë grabitur mëngjesin e sotëm një automjet që udhëtonte drejt Vermoshit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasit Martin Vushaj dhe Luigj Selmanaj po udhëtonin drejt pikës së Vermoshit, me një automjet të cilin e kishin marrë me qera, kur janë ndaluar në fshatin Grabon nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e thikës u kanë marrë automjetin, të gjitha paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete.

Sipas policisë, Martin Vushaj dhe Luigj Selmanaj janë plagosur lehtë me thikë, pasi janë përleshur me grabitësit. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sapo është informuar për ngjarjen policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes. Mësohet se rreth 1 km larg vendit ku ka ndodhur ngjarja, efektivët kanë gjetur të braktisur automjetin, ndërsa po punojnë për të identifikuar dhe kapur autorët.(BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button