Durrës: Krim në familje, plagos bashkëshorten dhe vetëvritet

Gjatë tentativës për të vrarë bashkëshorten e tij, një person ka qëlluar më pas për vdekje veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Manëz të Durrësit, kanë konfirmuar burimet zyrtare nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se shtetasi Mondi Gjoka, 41 vjeç, pas një konflikti në familje, ka qëlluar me armë zjarri, bashkëshorten e tij, Lumturije Gjoka 38 vjeçe, banuese në Manëz. Për pasojë, 38 vjeçarja është plagosur, e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më pas, sqaron policia autori, është vetëvrarë disa minuta pas plagosjes së bashkëshortes në banesën e tij.

Ndërkohë kjo është ngjarja e dytë e rëndë, që ndodh brenda familjes në 24 orët e fundit, pasi mbrëmë një tjetër krim ka ndodhur në familje, ku babai ka qëlluar për vdekje me thikë vajzën e tij 16 vjeçare, dhe ka plagosur vajzën tjetër të moshës 23 vjeç. Ndërsa zjarri në një banesë në Korçë sot i ka marrë jetën një të moshuari.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button