Nuk shitet Vuçiniq

Juventusi ka përgënjeshtruar lajmet që qarkullojnë se Vuçiniq do të largohet…të paktën jo në janar. Nga rruga “Galileo Ferraris” mësohet se sulmuesit malazez do t’i jepet edhe një mundësi për të vërtetuar se e meriton fanelën me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me formën fizike.

Sipas mediave italiane, nëse Vucinic nuk do të bindë trajnerin Conte deri në fund të sezonit, atëherë në fund të qershorit lojtari do të nxirret në merkato.

Ndërkohë, veç Vuçiniq zërat mediatikë shohin larg Juventusit Pirlon dhe Pogbanë. I pari në përfundim të ndeshjes miqësore Itali-Gjermani kërkoi garanci se do të vazhdojë jetë titullar duke thënë “se vazhdon të argëtohet në fushë dhe se ka ende dëshirë ta bëjë këtë”, ndërsa për talentin francez, ofertat që mund të mbërrijnë në zyrat e Juventusit, duke nisur që nga janari, mund të jenë tunduese për drejtuesit bardhezinj.

Megjithatë, Mino Raiola, agjenti i Pogba deklaroi se vlera e tij “është e pacmuar” dhe se vështirë që Juventusi të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij.

Ndërkohë, ndoshta që nga janari, Conte po mendon të aplikojë në fushë 4-3-3, e eksperimentuar disa herë këtë sezon, kryesisht në ndeshjet e Ligës së Kampioneve.

Për këtë thuhet se trajneri bardhezi ka kërkuar në mesfushë, Fernando-n ose Niangolan dhe një anësor të shpejtë ofensiv me karakteristikat e Menez.

Lajme të ngjashme

Back to top button