Davutoglu: Është e pamundur që Rusia të mbulojë shkeljet e saj

Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, duke iu referuar shkeljes së hapësirës ajrore turke nga një avion rus, ka deklaruar se është e pamundur që Rusia të mbulojë disa shkelje që ajo i ka kryer, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri turk Davutoğlu i ndodhur për takime në Arabinë Saudite, ka mbajtur një konferencë për shtyp në rezidencën mbretërore. “Tashmë në botë asnjë vend nuk është i izoluar, nëse në një vend është kryer shkelje e hapësirës ajrore është e pamundur ta tregosh sikur nuk ka ndodhur apo ta fshehësh”.

Duke vënë në dukje se ka patur një shkelje të shkurtër të hapësirës ajrore Davutoğlu ka tërhequr vëmendjen se shkelja është përcaktuar edhe nga radarët e NATO-s edhe nga radarët e Turqisë. Davutoğlu ndër të tjera ka pohuar se nuk është i mendimit për të rritur tensionet e pranishme me Rusinë dhe ka theksuar se “Turqia e tregon gjithmonë ndjeshmërinë e saj të nevojshme për mbrojtjen e hapësirës ajrore”.

“E paralajmërojmë edhe njëherë Rusinë, se nuk është në interes të saj qëndrimi kërcënues që vazhdon të mbajë si për dëmin e shkaktuar ndaj elementëve opozitare në Siri, si edhe ndaj opozitës së moderuar, po ashtu edhe ndaj hapësirës ajrore turke” ka deklaruar kryeministri turk, Davutoğlu.

“Në Siri edhe regjimi është fajtorë në të njëjtën masë me DAESH-in”

Duke nënvizuar se regjimi i cili kryen masakra dhe DAESH-i që kryen krime barbare në Siri janë fajtorë në masë të njëjtë Davutoğlu ka theksuar se “Si Turqi, bashkë me Arabinë Saudite do të vazhdojmë mbështetjen që do të japim ndaj opozitës së moderuar në Siri”.

 “Turqia gjithmonë në anën e popullit të Sirisë”

Kryeministri Ahmet Davutoğlu, ka vënë në dukje se Turqia gjithmonë është në anën e popullit të Sirisë dhe ka pohuar ndër të tjera se “Turqia është gjithmonë në anë të opozitës së moderuar, ajo është kundër DAESH-it, regjimit dhe forcave të huaja të cilët janë drejtuar në pushtim të Sirisë, si dhe kundër elementeve të shteteve të huaja dhe gjithmonë Turqia do të vazhdojë që jetë si e tillë”.

Davutoğlu ndër të tjera ka shpjeguar se me bashkëbiseduesit sauditë kanë patur shkëmbime të ideve në lidhje me çështjen për parimet themelore të mekanizmit të bashkëpunimit strategjik të nivelit të lartë dhe se si do të funksionojë ky mekanizëm. Ai ka shtuar se “Shpresoj që kjo marrëvesje bashkë me punimet e fundit do të përgatitet për tu firmosur nga mbreti gjatë vizitës që do të kryejë në muajin prill në Turqi.

Kjo është thellimi i marrëdhënieve. Teksa dimensioni politik i këtyre marrëdhënieve vazhdon në nivel të lartë jemi konsultuar gjithashtu edhe në dimensionet rajonale dhe dimensionin ekonomik. Veçanërisht kemi diskutuar ndikimet negative ndaj stabilitetit të rajonit kryesisht zhvillimet në Siri, Irak dhe Jemen. Turqia dhe Arabia Saudite në këtë çështje kanë qëndrime të ngjashme, dhe kemi rishikuar këto qëndrime”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button