Edhe Bregu i Fildishtë në Botëror

Bregu i Fildishtë është përfaqësuesja e 23 e kualifikuar në Kupën e Botës Brazil 2014 dhe e dyta nga Afrika pas Nigerisë. Skadra që drejtohet nga Sabri Lamushi barazoi 1:1 mes drithërimash me Senegalin, duke qenë shumë pranë eliminimit deri në minutat shtesë.

Edhe pse në takimin e parë elefantët kishin marrë një fitore premtuese 3:1, në këtë sfidë të kthimit rrezikuan të humbisnin 2:0, teksa në minutën 3 shtesë Mbozhi humbi një rast të pastër për Senegalin, që nëse do të shndërrohej në gol do t’i çonte luanët e Terangës në Kupën e Botës për herë të dytë në histori, pas suksesit të botërorit të 2002, ku arritën deri në çerekfinale. Bregu i ildishtë duke u bazuar në sfidën e parë mendoi më shumë për mbrojtjen duke e rrezikuar shumë pak portën e Senegalit.

Pas pjesës së parë që përfundoi me rrjeta të paprekura, formacioni vendas e rriti presionin në gjysmëfushën kundërshtare, derisa në minutën e 76 arriti të fitonte një 11-metërsh të shkaktuar nga Didie Drogba. Musa Soë tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke hapur një ndeshje që deri në atë momente nuk kishte ofruar shumë emocione.

Formacioni i Alë Gire mori zemër nga ky gold he besoi deri në fund se mund të shënonte golit e dytë që do t’i jepte kualifikimin, dhe thuajse e arriti në minutën e 3 shtesë, kur Mbozhi përballë portierit, nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Në kundërsulmin e parë të Bregut të Fildishtë pas këtij momenti, Salomon Kalu, realizoi golin e barazimit, duke e mbyllur më në fund një ndeshje që në fundit e saj dhuroi emocione të mëdha. Për elefantët ky ishte kualifikimi I tretë radhazi në Kupën e Botës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button