Nxënësit e dorëzuar, testimi ekstern këtë radhë nuk i trazoi

Edhe pse me gabimet e njëjta teknike dhe gjuhësore, kësaj radhe testimi ekstern nuk u bojkotua si dhe nuk kishte asnjë reagim madhor kundër tij.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nuk realizoi premtimin e dhënë, që do të rregullonte dh ndryshonte testimin ekstern, mirëpo prapë nxënësit ishin të heshtur.

Faton Islami nga Unioni i Nxënësve bën të ditur për Portalb, se probleme kishte, po të njëjtat që ishin edhe vitin e kaluar, mirëpo koha nuk mjaftonte për tu organizuar.

“Në vazhdojmë të jemi kundër testimit ekstern dhe mënyrës së vlerësimit që bëhet me këtë mënyrë, mirëpo kësaj radhe nuk u protestua dhe bojkotua pasi që bëhet fjalë për maturantët të cilët mund të kenë pasoja në arsimin e mëtutjeshëm.

Ai kohë më parë tha për Portalb se ishte planifikuar të mbahet një mbledhje e unioneve me plenumin e nxënësve të shkollave të mesme por një gjë e tillë nuk u realizua.

“Ishte paraparë që të kemi një takim të përbashkët dhe të vendosim se si të veprojmë për të ngritur zërin kundër reformave në arsim dhe kundër testimit ekstre, mirëpo mbledhja nuk u realizua dhe nuk ka kohë për organizim”, tha Islami.

Ai shtoi se tani do të fillojnë bisedimet dhe do të rishikohen opsionet se si mund të veprohet në afatin e ardhshëm të testimit ekstren.

“Në qershor testimi esktern i kap të gjithë nxënësit, edhe të shkollave të mesme edhe ato fillore, andaj deri atëherë kemi kohë të organizohemi dhe ti qartësojmë kërkesat tona dhe të ngrisim zërin për të kërkuar të drejtat tona dhe për t’i eliminuar reformat që po shkatërrojnë arsimin”, shtoi Islami.

Gjithashtu të shohim edhe ankesat që do të parashtrohen lidhur me mangësitë e testimit sa do të pranohen nga MASH, tha Islami.

Ndërkaq sipas të dhënave nga qendra për mbajtjen e provimit për testim janë paraqitur 19.931 maturant që do testohen në dy lëndë, testimi zgjati deri më 29 shkurt.

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Nxënësit shqiptarë nën presion dhe frikë!

Testimi ekstern, pse heshtin nxënësit shqiptar?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button