BB:Maqedonia e para në listën e papunësisë

Në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, vetëm Mauritania tejkalon Maqedoninë sipas normës së papunësisë. Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë vendet e rajonit me normën më të lartë të papunësisë, normë e cila arrin në 27.9 për qind.

Rezultate më të mira në rajon shënon Bullgaria me normë të papunësisë prej 11.6 për qind. Më pas vijnë Shqipëria me një normë të papunësisë prej 16.2 për qind, Kroacia me 16.7 për qind, Mali i Zi me 19.1 për qind, Serbia me 22.2 për qind dhe Greqia me normë të papunësisë prej 26.3 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button