Super Emini, e fillon me dy gola te Kukës

Futbollisti tetovar, Izair Emini i cili në afatin kalimtar të janarit u bashkua me Kukësin e Superligës shqiptare, e kafilluar në mënyrën më të mirë aventurën e re, duke debutuar me dy gola të shënuar, që i dhanë fitoren Kukësit 3:0 ndaj Bylisit.

Golin e parë Emini e shënoi në minutën e 23 nga goditja e lirë dhe një tjetër në të 55-ën me kokë, duke i gëzuar tifozët e skuadrës.

Në minutën e 85-të të ndeshjes trajneri Klodian Duro e nxori nga loja Eminin, duke u përshendetur me duatrokitje nga tifozët vendas. Skuadra e Kukësit ka kapur pozitën e  katërt në renditje me 31 pikë. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button