Shefqet Krasniqi paralajmëron: Nuk ka marrë fund çështja e shamive

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi ka paralajmëruar se pavarësisht se presidentja Atifete Jahjaga ka qenë e prerë në qëndrimin e saj kundër shamive në shkollat publike, kjo çështje nuk ka marrë fund.

Në një shkrim të tijin, Krasniqi thotë se çështja e shamisë sa ka nisur të aktivizohet si problem.
Duke iu referuar në shkrim gazetës Express, ai thotë se “vullnetin e popullit nuk e mposht një udhëzim administrativ e as Kushtetuta, e cila nuk ka zbritur prej qiellit”.

Shefqet Krasniqi disa herë ka përmendur Gazetën Express duke konstatuar dhe thënë se Express “vjellit vrer kundër Islamit dhe myslimanëve”.

Ai thotë se qëndrimi i shprehur nga Albin Kurti dhe partia e tij për këtë çështje, është qëndrim i krejt popullit.

Lajme të ngjashme

Back to top button