Ana humoristike e protestës kundër armëve kimike (FOTO)

Në ditët e tensionuara të protestave kundër importit të armëve kimike siriane, ka pasur edhe nga ata që kanë gjetur kohë për të bërë humor.

Kështu, një prej protestuesve mbante në dorë një pankartë të madhe, duke ironizuar Nard Ndokën, që tashmë është bërë një fenomen në rrjetet sociale me citimet ngjashme të tij.
“Armët kimike janë kimike – Nard Ndoka”, shkruante pankarta që mbante në dorë një protestues.

Ndërsa pankarta e një tjeteri shkruante: “Para se të na i sillni armët kimike, që ta kemi kujtim në botën tjetër, a s’na puthni në herë në prapanicë?”

na

Lajme të ngjashme

Back to top button