Për 5 vite, jeta më e shtrenjtë për 2000 denarë

Pothuajse 74 për qind e rrogës mesatare në Maqedoni harxhohet për sigurimin e gjërave elementare të ushqimit dhe pagesave të faturave. Kështu tregon raporti i fundit përgatitur nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë për shportën mujore të konsumatorit.

Meqë gati tre vite Enti Shtetëror i statistikës nuk e llogarit shportën mujore të konsumatorit, sindikalistët kanë llogaritur se për të kaluar muajin një familjeje katër anëtarësh i nevojitën 32. 279 denarë, apo 525 euro. Pjesa më e madhe e rrogës, ose 13. 414 denarë shkon për blerje të ushqimit, ndërsa 10.422 denarë për pagesa të faturave energjetike dhe komunale, shkruan Koha.

“Rritje të madhe të harxhimeve ka për pagesat e faturave dhe komunaleve. Kështu, në vitin 2011 për të paguar faturat një familjeje katër anëtarësh i nevojiteshin 9.553 denarë, ndërsa në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kjo vlerë është rritur për 870 denarë, gjegjësisht për pagesa te faturave tani një kryefamiljari nga rroga mesatare i duhet të ndajë 10.422 denarë. Gjithashtu janë rritur dhe harxhimet për blerje të ushqimit dhe nga 12.893 denarë në vitin 2011, kemi rritje prej 521 denarë apo 13.414 denarë”, thuhet në raportin e LSM-së për përllogaritjen e shportës mujore të konsumatorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button