Britania, ultimatum Sri Lankës për hetimin e krimeve të luftës

Britania ka paralajmëruar Sri Lankën se mund të përballet me hetime ndërkombëtare për krime të dyshuara të luftës, të kryera gjatë fazës së fundit të luftës civile.

Kryeministri britanik, David Cameron, u ka thënë gazetarëve në Kolombo se Britania do të mbështesë hetimin përmes Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, nëse Qeveria e Shri Lankës “dështon të bëjë hetime të besueshme, transparente dhe të pavarura” deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm, transmeton Abc news.

Shri Lanka ka mohuar vazhdimisht akuzat se ushtria e saj ka kryer krime lufte gjatë fazës finale të konfliktit kundër rebelëve Tamil, në vitin 2009.

Gjatë vizitës në Azinë Jugore, kryeministri britanik u ndal edhe në rajonin Jaffna, ku është vendosur më së shumti minoriteti tamil. Cameron bëri thirrje që t’i jepet fund luftës civile dhe të përmirësohen kushtet e jetesës për minoritetet.

Vizita e Cameron në Sri Lanka konsiderohet historike për faktin se ai shndërrohet në liderin e parë perëndimore që ndalet në zonat veriore të vendit, që pas shpalljes së pavarësisë së Sri Lankas në vitin 1948.

Lajme të ngjashme

Back to top button