Raportet e shërbimit të fshehtë turk: snajperë serbë në radhët e PKK-së

Siç njofton e përditshmja Sabah, raportet e fundit të shërbimit të fshehtë turk flasin për snajperë serbë mes terroristëve të PKK-së, organizatës kurde, transmeton Tesheshi.

PKK-ja po përdor snajperë mercenarë serbë në sulmet e fundit terroriste në juglindje të Turqisë, bëjnë me dije këto raporte. Kështu, një snajper i organizatës terroriste kurde i vrarë në Xhizre, ku prej kohësh ka luftime mes PKK-së dhe forcave turke të sigurisë, rezultoi të ishte një serb.

Organizata ka nisur t’i bëjë pjesë të radhëve të veta snajperët e huaj pasi është goditur rëndë nga operacionet antiterror të ushtrisë turke, thonë raportet. Ata janë rekrutuar nga anëtarët e PKK-së në Europë, e janë udhëzuar të vrasin zyrtarë ushtarakë të rangjeve të larta.

Pjesa juglindore e Turqisë është prej javësh arenë luftimesh mes forcave turke të sigurisë dhe terroristëve të PKK-së. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë flet për 467 terroristë të vrarë në Xhizre e 138 të tjerë në Sur, mes të cilëve tre snajperë.

Snajperët famëkeqë serbë janë të njohur për vrasjet e boshnjakëve gjatë luftës në vitet 1990.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button