Messi dhe Ronaldo arrijnë shifrën 1000

Janë konkurrentët më të fortë aktualisht në botën e futbollit.

Messi dhe Ronaldo shpesh herë zënë vend në kryetitujt e mediave më të mëdha botërore për rivalitetin e tyre.

Por ata sot i lidh diçka e përbashkët, të dy në karrierën e tyre kanë arritur sot që bashkërisht të shënojnë 1000 gola.

482 janë golat e Messi ndërsa 518 ka Ronaldo, por që dallimi në ndeshje të zhvilluara është shumë i madh, pasi që portugezi ka ndeshje më shumë të zhvilluara, 160 më shumë saktësisht.

Por goli i 1000 i tyre i përbashkët e bartë emrin e Leo Messi, i cili arriti që sot të shënojë kundër Atletico Madrid, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button