Ademi: BDI me qëndrim të prerë, zgjedhjet mbahen me 24 prill

Abdylaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së konstaton se vazhdimi i dialogut në mes partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtar për zbatimin e plotë  të obligimeve që dalin nga Marrëveshja politike e Përzhinës është i domosdoshëm dhe pa alternativë.

“Kryesisht, dhamë përkrahjen për politikat e deritanishme kryetarit tonë por edhe të strukturave të BDI dhe veçanërisht për tejkalimin e krizës aktuale politike dhe institucionale . Në fakt i dhamë përkrahje të plotë  implementimit deri në fund  të marrëveshjes së Përzhinës, dhe u konstatua se kjo marrëveshje në masë të madhe është zbatuar. Dhe ne ftojmë edhe partitë tjera politike që të angazhohen në implementimin edhe të disa çështjeve të tjera të  vogla që të  krijohen kushtet për zgjedhje”, tha Ademi, në emisioni “10 minuta” të televizionit 21.

Ai është optimist se ditën e martë, do të arrihet një marrëveshje mes grupeve të punës me ndërmjetësimin e diplomatit evropian Peter Van Hojte. Lidhur me deklaratën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se zgjedhjet duhet të mbahen më 24 prill se përndryshe Maqedonia mund të zhytet në tensione politike, Ademi tha se  këtu janë parasysh shumë situata të tjera,  veçanërisht ajo me investime të huaja, por edhe  gjendja me refugjatët, e cila pritet që nga pranvera të përshkallëzohet, sipas tij, e për t’u përballuar me këto probleme duhen institucione stabile, tha zyrtari i lartë i BDI-së, Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button