Pa probleme për favoritët në FA Cup

Nuk dhuruan surpriza ndeshjet e ruandit të 4-t të Fa Cup pasi të gjithë emrat e mëdhenj avancuan për tej, me përjashtim të Liverpoolit që barazoi 0-0 në Anfield përballë West Hamit. Një barazim mëse i prithsëm ky duke parë formacionin e The Reds që përbëhej nga shumë lojtarë të rinj në moshë. Për të mësuar skuadrën e kualifikuar do të luhet një takim shtesë këtë herë në fushën e West Hamit.

Në Emirates Arsenali kaloi me rezultatin e ngushtë 2-1 Burnley-in. Calum Chambers në minutën e 19-të i dha avantazhin topcinjëve, por Vokes në të 30-tën riktheu skuadrën e Championship në ndeshje duke barazuar shifrat. Gjithsesi Alexis Sanchez kur kishin kaluar 8 minuta nga fillimi i pjesës së dytë kaloi sërish në epërsi Arsenalin me skuadrën e Ëenger që u kualifikua kështu në ruandin e 5-t të Fa Cup.

Akoma më të thjeshtë se Arsenali e pati Tottenhami. Skuadra e Mauricio Pochettinos, triumfoi 1-4 në transfertë përballë Colchesterit të kategorisë së tretë. Naser Chadli në të 27-tën hapi serinë e golave për miqtë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërkohë që në fraksionin e dytë futbollistët e Tottenhami realizuan edhe 4 herë të tjera, tre herë në portën e kundërshtarin dhe 1 herë në atë të tyren. Në të 64-tën ishte Eric Dier ai që i coi shifrat në 0-2, Chadli me golin e dytë personal në minutën e 78-të vulosi fitoren e Spurs-ave, përpara se autogoli i Davies dhe finalizimi i Carroll të fiksonin shifrat përfundimtare në 1-4. U kualifikua për më tej edhe Manchester City që shpartalloi me rezultatin 0-4 Aston VIllën, brenda në Villa Park. Crystal Palace fitoi 1-0 duelin me Stoke City-in ndërkohë që me të njëjtat shifra Ëatfordi mposhti në transfertë Notingham Forest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button