Kush do të udhëheqë me degën e BDI-së në Kërçovë?

Ndonëse akoma nuk është shpallur dita e mbajtjes së kuvendit zgjedhor për kryetar të degës së BDI-së në Kërçovë, tashmë në publik qarkullojnë disa emra të mundshëm për këtë post.
Deri tani, mësohet se, zyrtarisht, kandidaturat e tyre i kanë dorëzuar vetëm dy kandidatë, edhe atë Enver Ipçja, një ish luftëtar nga radhët e UÇK-së dhe tani zyrtar i BDI-së në Shkup dhe Fatmir Limani, po ashtu një veprimtar dhe i burgosur politik dhe aktualisht zv. drejtor i ELEM. 

Jo zyrtarisht, flitet që nuk përjashtohet mundësia që kësaj gare t’i bashkëngjitet edhe kryetari aktual i degës së BDI-së në Kërçovë, Sheval Ceku, për një mandate të dytë.
Gara është e hapur dhe mundësia që kësaj gare t’i bashkohen edhe kandidatë të tjerë, është e madhe.

Megjithatë koha e mbajtjes së kuvendit zgjedhor të degës së BDI-së në Kërçovë nuk është konfirmuar dhe deri tani nuk është vërejtur ndonjë aktivitet i bujshëm politik i kandidatëve në garë.

Lajme të ngjashme

Back to top button