Saraçini prezantoi risitë që dalin nga Rregullorja për efikasitetin e energjisë

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot zhvilloi një vizitë pune në Agjencinë për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë, me ç’ rast së bashku me drejtorin Lazar Geçevski, prezantuan Listën e tarifave, me të cilat do të përcaktohen nivelet maksimale të kompenzimeve, që do të paguhen për kryerjen e trajnimeve dhe provimeve për kontrollorët e energjisë, si dhe shuma maksimale e kompensimit për kryerjen e kontrolleve të energjisë.

Ministri Saraçini tha se bëhet fjalë për një reformë në sektorin energjetik,me të cilën për herë të parë në Maqedoni fillohet me implementimin e projekteve të tilla, dhe të cilat do te zbatohen konform standardeve europaine.

‘Në përgjithësi përfitimet nga projektet që do ti realizojmë për efikasitetin e energjisë dhe energjinë e rinovueshme janë shumë të mëdha dhe të rëndësishme. Jo vetëm që kanë kapacitet për të krijuar vende të reja pune, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, të reduktohet importi i energjisë, rritja e mundësisë për anëtarësim në BE, por gjithashtu përmirësimi i efikasitetit të energjisë për sektorin e biznesit do të thotë ulje të shpenzimeve dhe shpërndarje e tyre në aktivitetet tjera të zhvillimit të kompanive, krijon kërkesë për produkte të reja, dhe me këtë krijohen mundësi që më shumë kompani vendase të angazhohen në prodhimin e produkteve të tilla, që paraqet potencial më të madh për zhvillim ekonomik të vendit në një të ardhme të afërt’, tha Ministri Saraçini.

 ‘Unë do të doja të përqëndrohem në risitë që dalin nga rregulloret, me këto dy regullore  përcaktohen kërkesat minimale për efikasitet energjetik në ndërtesa,implementohet një çertifikatë për karakteristika të energjisë.  Me miratimin e kompetencave për kontrollorë të rinj dhe lëshimin e licencave për kryerjen e auditimeve energjetike tek tregtarët individual dhe personat juridikë,  do të mundësohet auditim i energjisë, lëshimi i certifikatave të karakteristikave energjetike të ndërtesave dhe zbatim i detyrimeve tjera ligjore në fushën e efiçiencës së energjisë në vend’ tha Ministri Saraçini.

Lajme të ngjashme

Back to top button