Sejfullau eliminohet nga Dzimchyk në ‘Dan Kolov & Nikola Petrov’

Mundesi më shpresëdhenes i KM Liria dhe reprezentacionit të Maqedonisë, Elmedin Sejfullau, gjatë ditës së sotme debutoi me humbje në garat prestigjioze ndërkombëtare për senior. Sejfullau, në turneun e fuqishëm në Sofje, “Dan Kolov & Nikola Petrov”, në 1/8 e finales në kategorinë deri  57kg, u takua me bjellorusin Rynchynau Dzimchyk, ndaj të cilit rrezistoi shumë mirë per të gjitha gjashtë minutat e luftës. Megjithatë, në fund përvoja ishte në anen e kundërshtarit të tij, i cili më pas, në çerekfinale u eliminua nga vendasi Dimitar Vangelov.

Tani, në edicionin e sivjem të këtij turneu prestigjioz, mbetet të paraqitet Jasin Rexhallari, i cili do të garoj nesër (e diel), në kategorinë deri 65kg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button