“Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, përshëndet vendimin e Ramës

Organizata Jo qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, në emrin e gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të sajë përshëndet vendimin e Kryeministrit Rama për mos sjelljen e armëve kimike Siriane dhe shkatërrimin e tyre në territorin shqiptarë. 

“Ne e konsiderojmë këtë vendim, si vendim të mençur dhe në përputhje me interesat e përgjithshme të kombit Shqiptar, por edhe i të gjithë Ballkanit në përgjithësi. Por nga ana tjetër, shprehim edhe keqardhje për stërgjatjen e këtij vendimi, ku duheshte të alarmohen miliona shqiptarë në të gjithë rruzullin tokës, dhe për ti sugjeruar qeverisë për të mos u pranuar mbeturinat e Sirisë, të cilët kujtohen tek njerëzimi vetëm për masakrën mbi popullatën e tyre. Kryeministri duheshte që në mënyrë të drejtpërdrejt dhe pa u menduar fare ti thotë “JO” kësaj ideje të çmendur, dhe mos të futet fati i fëmijëve tanë në pazarllëqe politike.” thonë nga“Lëvizja për Vizion të Përbashkët” . 

“Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, po ashtu përshëndet edhe qëndrushmërin, dhe vendosshmërin e popullit shqiptar, të cilët me ditë të tëra qëndruan në protesta, për ta mbrojtur vendin e tyre si heronj të vërtet.

Nga ky vendin i sotëm shpëtoj Shqipëria, shpëtuan Shqiptarët, por edhe i gjithë Ballkani, thonë ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button