Memorandum bashkpunimi për ngritjen e vetëdijes për diabetin

Me rastin e ditës botërore të diabetit 14 Nëntori, memorandum për bashkëpunim sot në Shkup nënshkruan Ministria e Shëndetësisë, Fondi i sigurimit shëndetësor të Maqedonisë, Lidhja e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë dhe Shoqata shkencore për endokrinologë dhe diabetologë.

Dokumenti parashikon bashkëpunim të atyre institucioneve dhe shoqatave për parandalimin e diabetit, zbulimin e tij të hershëm,  dhe ndalimin e komplikimeve përmes trajtimit më të mirë.

“Shoqatat bëjnë përpjekje të mëdha që ta ngrejnë vetëdijen për diabetin te të gjtihë qytetarët dhe te të sëmurët nga kjo sëmundje. Në Maqedoni numri i të sëmurëve nga diabeti është afër 185 mijë njerëz,  ndërsa qëllimi ynë është me përpjekje të përbashkëta të të gjithë faktorëve relevantë kjo të zvogëlohet deri në 80 mijë persona”, tha kryetari i Lidhjes së shoqatave të diabetikëve dr. Avram Vankovski.

Drejtoresha e FSSHM-së Maja Zmejkovska-Parnaxhieva deklaroi se me memorandumin për bashkëpunim definohen disa lloje të masave dhe atë për parandalimin, për detektim të hershëm dhe për kontroll të kësaj gjendje.

Në kuadër të shënimit anëtarët e Lidhjes do të mbajnë marsh simbolik dhe në sheshin e Shkupit do të formojnë rrethin e njohur blu i cili në mbarë botën nënkupton lufën me diabetin.

Lajme të ngjashme

Back to top button