Zgjohu, dhuna midis nxënësve ka marrë përmasa alarmante

Lëvizja ZGJOHU! konsideron që dhuna midis nxënësve të shkollave të mesme dhe të rinjëve në përgjithësi ka marrë përmasa alarmante dhe institucionet e vendit kanë dështuar plotësisht në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e incidenteve.

“Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk ka zbardhur asnjë rast nga incidentet e shumta midis të rinjëve dhe asnjë dhunues nuk është thirrur për përgjegjësi gjer më sot.Ky balans disfatist është alarmues dhe për këtë dështim duhet që të mbartet përgjegjësi e drejtpëdrejt morale dhe politike. Në çdo demokraci të mirëfilltë, përgjegjësit do të dorëhiqëshin në rast se fëmijët në vazhdimësi rrihen në rrugë, në sheshe, në autobusë, në stadiume.Prindërit nisin fëmijët e tyre në shkollë me drojë sepse nuk e dijnë nëse ata do të kthehen mirë e shëndosh pas orëve shkollore. Kjo situatë është e patolerueshme dhe ata që nuk dijnë dhe nuk munden ta menaxhojnë situatën dhe të mundësojnë siguri bazë për fëmijët, duhet të dorëhiqën menjëherë”, shkruan në reagimin e Lëvizja ZGJOHU!.

Lajme të ngjashme

Back to top button