“Plenumi i shkollave të mesme”: Dënimi i Ilina Dimovskës është censurë klasike

“Plenumi i shkollave të mesme” dënoi presionin ndaj nxënëses së shkollës së mesme Ilina Dimovska nga Velesi, të cilës iu ul sjellja për shkak të një qëndrimit në Facebook dhe kërkoi abrogimin e masës së shqiptuar. Nga  “Plenumi i shkollave të mesme” thonë se shkolla në këtë mënyrë po kryen censurë dhe presion ndaj nxënëses së shkollës së mesme, njofton Portalb.

“Shkolla me këtë hap në mënyrë të egër cenon lirinë e mendimit, vetëdijes, mendimit dhe shprehjes së lirë të mendimit që garantohen me Kushtetutë, me çka kryhet tentim klasik për censurë dhe presion, pas çka në mënyrë plotësuese, nxënëses i pamundësohet e drejta e ankesës. Shprehim mbështetje për Ilina Dimovskën nga Velesi ndërsa aktin e shkollës e konsiderojmë si tentim të pasuksesshëm për cenimin e lirisë” thuhet në reagimin e  “Plenumit të shkollave të mesme”

Ndërkaq, Ilina Dimovskës nga shkolla “Koço Racin” në Veles i është ulur sjellja sepse më 16 nëntor në Facebook ka shkruar qëndrim kritik ndaj punonjësve në shkollë. Dënimi është miratuar pa u shqyrtuar procesverbali, pa u grumbulluar Këshilli dhe pa u firmosur vendimi nga prindi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button