Bejl dhe Orav letër Dimitrievit për zgjedhje korrekte

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Maqedoni Xhes Bejli dhe Aivo Orav, kryeministrit teknik Emil Dimitriev i kanë dorëzuar letër me kriteret që duhet të plotësohen për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, njofton Portalb.

Kriteri i parë është që deri më 19 shkurt KSHZ të jetë e siguruar me personal dhe financat e nevojshme dhe në Listën zgjedhore patjetër duhet të jenë kontrollimet e mbaruara fillestare të kryqëzuara të të gjitha bazave relevante të informacioneve.

KSHZ, thuhet në letër, patjetër duhet të ketë program të besueshëm dhe kohë të mjaftueshme si dhe resurse që të mund t’i hetoj dhe vendos lidhur me parregullsitë që do të zbulohen gjatë kontrollit të kombinuar. Patjetër duhet të ketë kornizë të qartë ligjore për evitimin në kohë të emrave që nuk janë në listën zgjedhore si dhe të vendosen mekanizma përkatës për shënimin e emrave që nuk do të evitohen, por për të cilat do të nevojitet kontroll plotësues.

Kriteri i dytë është liderët politik të arrijnë marrëveshje për reformat në mediume me qëllim që të sigurohet informim objektit dhe i paanshëm.

Ambasadorët si kriter të tretë kanë përmendur marrjen e masave përkatëse që do të sigurojnë ndarje të mjaftueshme të shtetit nga partitë politike.

Euro- ambasadori Orav dhe ambasadori amerikan në vend Bejli, takimin e djeshëm me kryeministri teknik Emil Dimitriev e vlerësuan si konstruktiv.

Pas takimit, Orav theksoi se e kanë shprehur mbështetjen e tyre për zbatimin e zgjedhjeve të besueshme dhe angazhimin e tyre për ndihmë teknike dhe lloje tjera të ndihmë.

Euro- ambasadori tha se më 20 shkurt, para shpërndarjes së Parlamentit, BE dhe SHBA në konsultim me ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë, do të vlerësojnë nëse ka kushte për zgjedhje kredibile.

Ambasadori amerikan Bejli, njoftoi se në takimin si miq të Maqedonisë i kanë shpalosur qëndrimet e tyre.

“Fundja, është çështje e Qeverisë, Kuvendit dhe liderëve politik që të marrin vendim. Ata janë përgjegjës për kthimin e shtetit në rrugën euro- atlantike. Gjithashtu, përsëritëm se do t’i inkurajojmë të gjitha partitë politike, qytetarët dhe organizatat që të marrin pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e tillë është mënyra më e mirë që të forcohet procesi demokratik. Gjithashtu, ju bëmë thirrje liderëve politik që mos t’i sulmojnë figurat publike që tentojnë të organizojnë zgjedhje kredibile. Ata kanë detyrë të vështirë ndërsa retorika e tillë nuk ndihmon dhe cungon besimin se zgjedhjet do të jenë korrekte dhe të lira” tha Bejli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button