Dimitriev: Ka mjaft kohë deri më 24 prill që të organizohen zgjedhje korrekte dhe demokratike

Pas takimit me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, kryeministri teknik Emil Dimitriev theksoi se “ka mjaft kohë dhe kushte deri më 24 prill të organizohen zgjedhje të lira dhe korrekte, ku të gjithë do të kenë besim”, njofton Portalb.

“Duhet të jenë zgjedhje të besueshme, sipas të gjitha standardeve evropiane. Standardet janë të qarta dhe të sakta, ka kushte, kohë dhe resurse që e tërë kjo të organizohet. KSHZ ka mandat të qartë dhe të gjithë anëtarët kanë përgjegjësi para Kushtetutës, ligjeve dhe popullit në vendin tonë. Kjo është shumë e rëndësishme pasi katër liderët konfirmuan Ligjin e zgjedhjeve ku janë zgjidhur aspektet e zgjedhjeve” theksoi Dimitriev në konferencën e sotme në Qeveri.

Në lidhje me listën zgjedhore ai tha se ka qenë i njoftuar se “të gjitha partitë përveç LSDM-së kanë hequr dorë nga amendamentet që i kanë dorëzuar”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button