Sinjali tregues për Bruksel, automjeti drejt Pekinit dhe Moskës

Gjorgji Spasov, kolumnë – “Gruevski mundet ti humbë zgjedhjet”, Utrinski Vesnik
Për LSDM me rëndësi të madhe është ta bindë trupin e saj votues dhe zgjedhësit me disponim opozitar se pavarësisht nga të gjitha dallaveret e Gruevskit, mundet të pëson humbje ne zgjedhje. Duhet vetëm ti demonstrohet fuqi dhe numër.

Ognen Maleski, kolumnë – “Sinjal tregues”, Utrinski Vesnik
Megjithëse sinjali është vazhdimisht i kyçur kah drejtimi që çon drejt Brukselit, shohim se automjeti po lëviz nëpër rrugë të ndryshme që bartin kah Pekini, Moska, Nju Delhi, Katari…

Ramadan Ramadani, kolumnë –“ Publik, çmenduri!”, Fokus
Qe rini – çmenduri, dhe ja tani që u rritëm, u bë publik – çmenduri. Përkthyer për rrethet tona, do të thotë:  të fillohet me drejtimin e “ drurit me barrë” nga ballinat, ose së paku të theksohen mospërputhjet e përditshme që dalin në publik?

Mladen Çadikovski, kolumnë – “ Vallë nxorëm mësim?”, Fokus
Kryeministri nuk ka pse të brengoset, qeverisja e tij është ngushtë e lidhur sipas fatit me zgjedhjen e asaj çështjeje të mallkuar, posaçërisht kur Merkelica aq me shpirt po na e zgjedh nofkën e re.

Stojan Andov, kolumnë – “ Pa reforma të brendshme, LSDM do të mbetet në opozitë edhe pas zgjedhjeve të ardhshme”, Fokus
Kohëve të fundit është rëndë të kuptohet se politika e LSDM për zgjedhjen e çështjes me Greqinë dhe në përgjithësi  marrëdhënia me fqinjët. Nëse LSDM dëshiron të ngrit ura drejt partive tjera, në interes të tyre është të bëjnë një kritikë serioze për përvojën e tyre.

Goran Mihajlovski, kolumnë –“ Indiana Xhons”, Vest
Sa të holla japin  Amerikanët për asgjësimin e armëve kimike të Sirisë? Ti marrim ne edhe armët edhe paratë. Dhe të përfitojmë dyfish. Parave ua gjejmë çaren. Ndërsa armët do ti riciklojmë, do ti bëjmë pesticide.

Biljana Sekulovska, kolumnë – “ Movember i Makradulit”, Vest
Subrata Roj është i shënuar në Bibël me pseudonimin Zot, e sa për nevojat informuese të deputetes Aviroviq, Bibla vetë është e shkruar shkaku i tij.

Darko Janevski, kolumnë – “ Errësira e mediumeve  e VMRO-DPMNE dhe e LSDM”, Dnevnik
Me kalimin e kohës, edhe VMRO- vistët po bëhen më të ndjeshëm. Megjithatë ka një dallim mes tyre dhe socialdemokratëve. Vmrovistët janë mësuar të jenë të “rrahur”. Edhe kur bëjnë mirë edhe kur bëjnë keq. Këta tjerët janë si primadona të lazdruara.

Iskra Koroveshovska, koment –“ Egjiptiani, Greku dhe Maqedonasi  Aleksandër”, Dnevnik
Nëse Tito madhërohet në gjashtë territore, atëherë mundet edhe Aleksandri edhe në Maqedoni, edhe në Greqi, edhe në Egjipt.

Branko Triçkovski, kolumnë – “ Gleçerët e alpeve të vocërra të Maqedonisë”, Sloboden Peçat
Gruevski i ofroi diellin popullit të tretë në botë  për nga budallallëku, si alternativë të Evropës. Si dhe kokën e tij të stër-urtë e cila do të shëndrit në netët Maqedonase  si  kungull Amerikan i shtrigave, e kjo n rast se dielli nuk do të lind.

Lajme të ngjashme

Back to top button