Gjykata Administrative i ka suspenduar të gjitha 29 vendimet nga ministri Spasovski

­ Gjykata Administrative, pas parashtrimit të ndikimit nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, dje i shfyqizoi, respektivisht ka shqiptuar masë të përkohëshme deri në sjelljen e gjykimit përfundimtar për të gjitha 29 vendimet që një ditë para Vitit të Ri i miratoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Nga 29, pesë vendime janë për shkarkimin e shefave të sektorëve të punëve të brendshme të Shkupit, Kumanovës, Manastirit, Shtipit dhe Ohrit.

Përveç shefave, Gjykata Administrative me masë të përkohëshme i ka shfuqizuar edhe vendimt e Spasovskit për avancimin edhe të 17 personave. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov sot në mëngjes përmes një telegrami i ka njoftuar drejtorët e Byrosë për Siguri Publike të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit se janë të detyruar që menjëherë të zbatojnë vendimin e Gjykatës Administrative.

Çavkov në telegram ka përmendur se kuadrot e avnacuar në detyrë në mënyrë të paligjshme duhet që të kthejnë në gjendjen e mëparshme edhe mjediset e punës, dokumentacionin dhe automjetet që i kanë përdorur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button