Koncert i muzikës klasike dhe xhazit në OBM

Orkestri simfonik dhe xhaz bendi pranë Kolexhit Gustavus Adolfus nga SHBA­ja, në bashkëpunim me Universitet Amerikan Kolexh Skopje (UAKS) sonte organizojnë koncert të muzikës klasike dhe xhazit në Operën dhe Baletin e Maqedonisë.

Paraqitja do të jetë pjesë nga turneu i orkestrit simfonik me titull “American Celebration of Music in Greece and Macedonia”. Publiku nga Maqedonia do të marrë pjesë në paraqitjen e 150 profesionistëve të rinj dhe studentëve të talentuar të fakulteteve të ndryshme pranë Kolexhit Gustavus Adolfus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button