Ronaldo do të bojkoton Topin e Artë

I pakënaqur me tretmanin nga Federata botërore e futbollit (FIFA), ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vendosur ta bojkotojë gala mbrëmjen e 13 janarit në Zurich, ku do të shpallet fituesi i Topit të Artë 2013.

Sipas të përditshmes sportive madrilene ‘AS’, Ronaldo është i pakënaqur me përshkrimin që i është bërë në uebfaqen zyrtare të FIFA-së të enjten, pas publikimit të profileve të futbollistëve që aktualisht janë në mesin e finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

Së fundmi, presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter përqeshi Ronaldon duke lavdëruar Lionel Messin, për çka kërkoi falje.

Lajme të ngjashme

Back to top button